Akterët e Trepçës fitojnë çmimet kryesore në ceremoninë ”Laureatët 2024”
Ceremonia e Lauratëve të Vitit 2023-2024, organizuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës, ishte një event që konfirmoi dominimin dhe suksesin e jashtëzakonshëm të klubit mitrovicas, Trepça në vitin 2024.
Ata u nderuan me disa nga çmimet më prestigjioze:
• Skuadra më e mirë: KB Trepça
• Sportisti i Vitit dhe Çmimi i Publikut në Art Motion: Mikaile Tmusic
• Punëtori i Vitit: Vullnet Sefaja
Gjithashtu, Dardan Kapiti u përfshi në “Pesëshen e Vitit”.
”Këto çmime janë dëshmi e punës së palodhur, përkushtimit dhe frymës fituese që përfaqëson KB Trepça. Sezoni 2023-2024 ishte një vit i lavdishëm, ku bashkëpunimi dhe harmonia na udhëhoqën drejt majave të basketbollit shqiptar.Kjo ceremoni nuk është vetëm një njohje për arritjet tona, por edhe një motivim për të vazhduar përpara, duke synuar suksese edhe më të mëdha. Për të gjithë tifozët tanë besnikë: kjo është vetëm fillimi i një epoke të re”, ka shkruajtur faqja zyrtare e klubit mitrovicas pas fitimit të këtyre çmimeve.
Komentet janë të mbyllura.