Sonte dy ndeshjet e fundit nga xhiro e 15-të
Sonte luhen edhe dy përballjet e fundit nga xhiro e 15-të nga Superliga e Kosovës te meshkujt.
Në “Shani Nushi” sfidohen Vëllaznimi-Peja e që pritet të sjellë basketboll e atmosferë të bukur në Gjakovë. Kuqezinjtë kanë shtatë fitore e shtatë humbje, derisa pejanët tetë fitore e gjashtë humbje.
Sonte luhet edhe sfida Proton Cable Prizreni-Sigal Prishtina është një duel, ku të dy skuadrat do të japin gjithçka për fitore, pasi është një përballje shumë e rëndësishme. Prizrenasit kanë katër fitore e dhjetë humbje, derisa prishtinasit gjashtë fitore e tetë humbje.
E enjte
19:00 Vëllaznimi – Peja
19:00 Proton Cable Prizreni – Sigal Prishtina
Komentet janë të mbyllura.