Basketboll

Sonte dy kryendeshjet e xhiros, luhet edhe për vendin e parë

Superliga e Kosovës po hyn në fazën vendimtare të kampionatit me rrethin e katërt, që premton ndeshje shumë të forta, dhe luftë deri në fund për çdo pozitë.

Sonte zhvillohen dy ndeshjet e fundit të xhiros dhe shumë interesante, përfshirë edhe duelin i cili luhet mes vendit të parë dhe të dytë.

Takimi kryesor i kësaj jave luhet sonte ndërmjet Trepcës dhe Bashkimit në “Minatori”. Këto dy skuadra u përballën në finalen e Kupës më 12 shkurt, ku ‘Xehetarët’ fituan 85:79, për të fituar Kupën për herë të katërt radhazi apo për herë të tetë në histori të klubit. Po ashtu kjo sfidë është për vendin e parë.

Prizrenasit janë liderë me 15 fitore e gjashtë humbje, ndërsa mitrovicasit janë në vendin e dytë me 14 fitore e shtatë humbje. Në tri takimet mes këtyre dy skuadrave në këtë edicion të elitës, prizrenasit kanë dy fitore dhe një mitrovicasit, ku tri ndeshjet u fituan nga vendasit.

Derisa dueli i fundit i xhiros luhet në Therandë mes nënkampionit G.E Yllit dhe debutantit të Superligës Borës. Ku Ylli ka 9 fitore e 12 humbje, gjersa Bora ka 7 fitore e 14 humbje.

Superliga-Java 22

E diel

19:00 Trepça – Bashkimi

19:00 Golden Eagle Ylli – Bora

Komentet janë të mbyllura.