Andi Ahmeti vazhdon karrierën në SHBA
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i ri nga Peja, Andi Ahmeti nga sezoni i ri karrierën do ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
19 vjeçari ka nënshkruar me kolegjin amerikan të Clarendon me bazë në Teksas të SHBA-ve.
Ata (Clarendon) janë pjesë e NJCAA (National Junior College Athletic Association) dhe konkurrojnë në Divizionin I të NJCAA për basketbollin e meshkujve dhe femrave në këtë shtet të SHBA-ve.
Clarendon është një kolegj dyvjeçar (junior college), ku këto lloj kolegjesh shpesh shërbejnë si trampolinë për lojtarët që duan të kalojnë në universitete të mëdha të NCAA-s pas dy viteve të para.
Andi deri tani ka luajtur te Peja dhe tek Kosovari me licencë të dyfishtë, derisa paraqitjet më të mira i kishte sa pjesë e klubit të Pejës ishte trajneri izraelit Rami Hadar i cili kishte besim të madh në të.
Lojtari i ri nga Peja në vitin 2024 ka qenë pjesë e Kosovës U18 në Kampionatin Evropian – Divizioni B. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.