Basketboll

PONTE PRIZRENI KËRKON DËSHIRAT E TIFOZËVE, PËR MERKATON E KLUBIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Ponte Prizrenit në stinorin e kaluar ishte befasia më e mirë e edicionit të kaluar në basketbollin kosovar.

Kjo gjë i ka motivuar drejtuesit e skuadrës nga qyteti i lashtë i Prizrent, që për stinorin e ri të riorganizohen edhe më mirë.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare , prizrenasit kanë kërkuar nga tifozët dëshirën e radhës në merkato.

“Cilin nga këta dy kulla binjkake dëshironi të shihni në skuadrën e Ponte Prizrenit për edicionin 2019/20, Urim Zenelajn apo Ergin Groshën”, ishte kjo pyetja e klubit prizrenas drejtuar dashamirëve të klubit gjë që nuk ka ndodhur të ngjajë nëpër klube kosovare.

Mbetet të shihet në ditët në vijim se cili do jetë transferi i radhës tek prizrenasit. Për lajmet e radhës për ta por edhe për klubet e tjera, vendin e dini, andaj qëndroni çdoherë me AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.