Basketboll

PËRÇUKU: OPTIMISTE PËR TRIUMFIN E BASHKIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Optimiste para përballjes finale të Superkupës për femra, është treguar basketbollistja e Bashkimit të Prizrenit, Arbnore Përçuku.

Përçuku para ndeshjes është shprehur se pret një ndeshje të fortë, porse beson në ekipin dhe triumfin e tyre.

“Ndeshja e parë është gjithmonë e vështirë. Ne jemi përforcuar me disa lojtare dhe do të shihet se sa do të komponohemi gjatë ndeshjes, por edhe Prishtina është përforcuar. Ndeshja e parë e edicionit nuk është asnjëherë e lehtë. Besoj se do të zhvillohet një takim i bukur edhe për tifozët, duke parë cilësinë e dy skuadrave, derisa më e mira në fund do të fitoj Superkupën”, theksoi Përquku për faqen e FBK-së.

Biletat kanë filluar në shitje dhe kushtojnë 3 euro për dy ndeshjet.

Komentet janë të mbyllura.