PRISHTINA E NISË ME FITORE TË THELLË, FAZËN GRUPORE NË FEC
Prishtinë(AsistiOnline) –Skuadra e Sigal Prishtinës e ka nisur me fitore të madhe, fazën grupore në FIBA Europe Cup.
Kryeqytetasit në Prishtinë kanë mposhtur ekipin e Apoel Nicosia nga Qipro me rezultatin final 93-74.
Në sfidën e sontme, gjatë tërë kohës skuadra prishtinase e kishte rezultatin në duart e veta dhe fituan tre çerekë(33-23, 27-22, 22-13), përpos të tretit që e humbi(11-16) dhe normalisht fitorja në fund ishte e natyrshme.
Në fitoren e Prishtinës sonte, kontribuesi kryesorë ishte, Dardan Berisha me 32 pikë, por u dalluan edhe Divine Myles me 22 pikë e Fahro Alihodzic me 17 sosh.
Tek Apoeli u dallua, Michael Cuffe me 15 pikë.
Prishtina e nisë me fitore fazën grupore në FIBA Europe Cup dhe ndeshjen e radhës në këtë kompeticion e zhvillon javën e ardhshme.
Komentet janë të mbyllura.