Basketboll

PEJA MPOSHT YLLIN NË SEKONDIN E FUNDIT TË PËRBALLJES

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e KB Pejës ka arritur fitore të madhe në xhiron e tetë të elitës së Basketbollit Kosovar.

Pejanët kanë triumfuar në udhëtim tek Golden Eagle Ylli me vetëm një pikë dallim 82-83.

Gjatë tërë kohës, sfida ishte shumë interesante ashtu edhe si u parashikua, me rezultatin që kalonte herë në të mirë të Yllit, herë në të Pejës e në fund, ndeshja u vendos në sekondin e fundit me gjuajtjen nga gjysmëdistanca të Malcolm Armstred që realizoi dhe ia solli fitoren e madhe Pejës.

Jamecheal Morgan e Henrik Sirko me nga 18 pikë, por edhe Malcolm Armstred me 16 pikë, ishin lojtarët kyq në fitoren e sontme të Pejës.

Tek Ylli s’mjaftuan për fitore, Samir Zekiqi me 23 pikë e Alante Fenner me 19 sosh.

Peja tash arrin fitoren e katërt në Superligë, krahas tre humbjeve. Ndërsa, Ylli pëson disfatën e tretë rresht sonte, krahas katër fitoreve.

 

 

Komentet janë të mbyllura.