Basketboll

MBYLLET XHIRO E KATËRT NË LIGËN E PARË, FAVORITËT S’DËSHTOJNË

Në mesjavë janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së katërt në Ligën e Parë në basketboll.

Vëllaznimi ka shënuar edhe fitoren e katërt në po aq ndeshje, duke e mundur bindshëm, New Basket me rezultat 89:47.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të bukur sportive në Gjakovë, derisa skuadra kuqezi po kërkon të kthehet në elitën e basketbollit. Përderisa kjo ishte fitorja e katërt për skuadrën nga Gjakova, ishte humbja e katërt për New Basket këtë edicion.

Në ndeshjen mes skuadrave të pamposhtura Kerasan Prishtina-AS Prishtina, ka triumfuar kjo e fundit me rezultat 68:93. Kerasan Prishtina tashmë ka tri fitore dhe një humbje, kurse AS Prishtina tri fitore në po aq ndeshje të zhvilluara.

Ndërkohë, Drita ka arritur fitoren e parë, duke mundur Vushtrrinë me rezultat 100:63. Gjilanasit kanë një fitore dhe dy humbje, kurse vushtrriasit një fitore dhe tre humbje.

Në ndeshjen e fundit, Prishtina e Re ka mundur Borean me rezultat 70:63. Prishtina e Re ka dy fitore dhe një humbje, kurse Borea, katër humbje.

Liga e Parë – Java 4

Drita – Vushtrria 100:63

Vëllaznimi – New Basket 89:47

Kerasan Prishtina – AS Prishtina 68:93

Prishtina e Re – Borea 70:63

Komentet janë të mbyllura.