Basketboll

Ponte Prizreni mposht Borean (Video)

Ponte Prizreni e mposhtur AFK Borenë me rezultat 99:70 dhe kështu ka shënuar fitoren e 7 sezonale.

Ergin Grosha (10 Ponte) dhe Blend Matoshi (22 Ponte) realizuan nga një dyshifror të dyfishtë secili.

Grosha (10 Ponte) luajti me 18 pikë e 11 kërcime dhe asistoi 3 herë e bëri 2 bllokada, ndërsa Matoshi (22 Ponte) përpos 11 pikëve, kërceu plotë 16 herë.

Megjithatë, koshashënuesi më i mirë te Ponte ishte Brendon Scott (35 Ponte) me 21 pikë të shënuara.

Pikë dyshifrore për Ponte Prizrenin shënuan edhe Kris Ualler (11 Ponte)i cili shënoi 18 pikë si dhe talenti i ri Mendrit Ademi, i cili ndeshjen e përmbylli me 13 pikë e 4 kërcime.

Nga ana tjetër te AFK Borea, kapiteni Albin Berisha (11 Borea) pati edhe një shfaqje fantastike, pasi ndeshjen e përmbylli me double – double, prej 20 pikëve dhe 13 kërcimeve ndërsa pikë dyshifrore te skuadra pejane shënoi edhe Ilir Shala (7 Borea), i cili ndeshjen e përfundoi me 14 pikë dhe 7 kërcime

Çereku i parë i ndeshjes u mbyll me +8 për prizrenasit 19:11 të cilët më pas gradualisht e ngritën epërsinë e tyre dhe pas 20 minutave lojë, semafori ajo shkoi në plus 17 (45:28).

Në çerekun e tretë, vendasit shtuan avantazhin për edhe 11 pikë të tjera  dhe pas 30 minutave lojë semafori tregonte 76:48, me çka edhe u vulos fati i këtij takimi dhe çereku i fundit faktikisht ishte formalitetdhe  i dha mundësi të dy trajnerëve që t’i inkuadrojnë në lojë edhe lojtarët e rinj.

Ata i shfrytëzuan shumë mirë minutat e dhuruara dhe morën duartrokitje gjatë aksioneve të tyre nga shikuesit e pranishëm në “Sezai Surroi”.

Në fund, semafori tregonte rezultatin prej +29 pikëve për ekipin prizrenas, 99:70.

Duhet theksuar se në këtë ndeshje nuk u inkuadrua fare në lojë lojtari më efikas te Ponte Prizreni, Elliot Cole, pasi Arbnor Rifati vendosi ta kursente.

Ishte kjo fitorja e 7-të e Pontes në kte kampionat dhe disfata e 13-të e Boreas.

Komentet janë të mbyllura.