Basketboll

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore mposhti si mysafir ekipin e parafundit në ligë, Lipjanin

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitoren e 13-të sezonale, pasi e mposhti si mysafir ekipin e parafundit në ligë, Lipjanin, me rezultat 64 me 96 .

Plot 6 basketbollist te ekipit suharekas shenuan pike dyshifrore kurse me efikasi ishte Alban Veseli me 23 pikë kurse tre basketbollist tjerë  realizuan dyshifror te dyfishtë.

Gerius Holloman ishte fenomenal me double double prej dy shtatëmbëdhjetave: 17 pikë dhe 17 kërcime, ndërsa gjiganti Romelo Banks kontribuoi me dy trembëdhjetësh,

13 pikë e 13 kërcime. Plejmejkeri Leonard Mekaj pati edhe një lojë të mirë dhe ishte i disponuar për të asistuar tek bashkëlojtarët. Leo ndeshjen e përmbylli me 12 pikë e 10 asistime.

Tek vendasit më i miri ishte Michael Mitchel me 22 pikë kurse u veçua edhe James Johnson me 17 pikë, prej tyre 15 ishin nga pozita për tri pikë ndërsa prej lojtarëve vendor të Lipjanit, Arian Mehmeti ishte i vetmi që shënoi pikë dyshifrore, 10 sosh. Fluturuesi gjilanas shtoi edhe 5 kërcime dhe pati nga dy asistime e dy topa të vjedhur.

Sa i përket rrjedhës së lojës, vetem çereku i parë ishte i barabartë. Ishte kjo pjesë e lojës gjatë të cilës të dyja skuadrat ishin të disponuara  për sulm dhe si rrjedhojë u shënuan gjithsejtë 53 pikë. Pas 10 minutave të para, Golden Eagle Ylli pati epërsi prej 3 pikëve, 28 me 25.  Gjatë kësaj periudhe të lojës për Suharekasit i disponuar ishte Alban Veseli me treshet e tij kurse tek vendasit u dallua Johnson.

Ndërkohë, rezistenca e vendasve u zbeh paksa në çerekun e dytë kur në skenë dolën Eevert, Mekaj dhe Holloman dhe skuadrat pas 20 minutave lojë në pushim shkuan me plus prej 10 pikëve për mysafirët, 38 me 48

Pas pushimit skuadra e trajnerit Arben Krasniqi u fut furishëm duke e shtrënguar maksimalisht mbrojtjen dhe në çerekun e tretë Lipjanit i lejoj vetëm 8 pikë ndërsa vet shënoi 24. Ky ishte çereku vendimtar kur edhe u bë shkëputja në rezultat të cilin Lipjani nuk pati forcë ta ndryshoj në çerekun e 4-të i cili ishte vetëm formalitet. Në këtë mënyrë , Golden Eagle Ylli regjistroi fitoren e 13-të sivjet dhe përforcoi pozitën e dytë në tabelë ndërsa për Lipjanin ishte kjo humbja e 17 sezonale.

Komentet janë të mbyllura.