KBF BASHKIMI ME TRAJNER TURK  

0

Skuadra prizrenase KBF Bashkimi, është bërë me trajner të ri. Pas dorëheqjes nga trajneri i deritanishëm Edin Kërveshi.

Kryesia e portokallinjëve ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur turk, Ahmet Furkan Saglik. Saglik ditën e sotme do të zbarkojë në qytetin e Prizrenit. Me qëllimin e vetëm, mbrojtjen e titullit kampion i Kosovës me Vashat e Bashkimit.

Sa i përket përvojës së tij si trajner, Saglik ka një rezyme tejet të pasur. Ka udhëhequr disa ekipe elitare në elitën e basketbollit femëror turk. Përderisa së fundmi ka qenë kryetrajner i ekipit elitar turk OGM Orman Spor, klub i cili renditet në vendin e 8-të, nga 14 ekipe sa numëron Superliga e basketbollit femëror turk.

Çfarë vlen të theksohet është se, Saglik ka punuar me lojtare të kalibrit botëror, si Ana Daboviq, Brittney Sykes, Jasmine Thomas, Kara Braxton, Petra Kulichova dhe sigurisht që do të sjell risi të shumta në klubin e Bashkimit. /ASIST