Basketboll

KBF BASHKIMI TRANSFERON PERQUKUN

Prishtinë (AsistiOnline) – Skuadra prizrenase KBF Bashkimi, ka filluar qysh nga tash të mendojë për stinorin e ardhshëm në elitën e basketbollit kosovar femëror.
 
Drejtuesit e ekipit portokallinjë, kanë arritur marrëveshje me njërën nga basketbollistet më të mira në vendin tonë. Bëhet fjalë për Arbnore Përqukun,  që do të sjellë përvojë të madhe tek klubi prizrenas.
 
Arbnore Përquku tashmë ka firmosur kontratën me ekipin e Bashkimit dhe veçse ka nisur stërvitjet me ekipin. por nuk mund të aktivizohet këtë edicion shkaku i rregullave të garave.
 
Përquku së fundi ishte pjesë e KB Penzës kurse karrierë ka bërë edhe te Prishtina e Bashkimi si dhe Shqipëri e Turqi, duke fituar çdo trofe të mundshëm në basketbollin e femrave.
KBF Bashkimi është kampion aktual i Kosovës dhe të njëjtën gjë po edhe synon në këtë stinor.

Komentet janë të mbyllura.