Basketboll

BASHKIMI – RAHOVECI, DERBI I DITËS

Prishtinë (AsistiOnline) – Ditën e sotme zhvillohet, vetëm një takim në Superligën e Basketbollit kosovar. Por që do të jetë super i nxehtë.

Me fillim nga ora 19:00 në ‘’Sezai Surroi’’, Bashkimi i Prizrenit e mirëpret Rahovecin e motivuar për fitore dhe play off. Ndeshje kjo e cila pritet të zgjojë kërshëri të madhe në të dyja taboret ekipore.

Në një anë, Bashkimi kërkon fitore për të arritur plasman sa më të mirë para play offit të Ligës, sepse ju shmanget kundërshtarëve më në zë. Përderisa qëllimi i ‘’vreshtarëve’’ fitore për të vazhduar luftën me Yllin për vendin e dytë.

Natyrisht, ky super-takim transmetohet direkt në Platformën më atraktive në vend, Artmotion. Që sivjet po bën revolucion në basketbollin kosovar.

Sa ju përket ndeshjeve tjera, në elitën e basketbollit kosovar. Dy ndeshje zhvillohen nesër, ndërsa dje u luajt takimi, AFK Borea – Ponte Prizreni. Takim i cili i takoi ekipit nga qyteti i lashtë i Prizrenit.

Nesër takohen:

Golden Eagle Ylli – Trepça, ora 17:00.

Lipjani – Z Mobile Prishtina, ora 19:00.

 

 

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.