Basketboll

PËRFUNDON ALL-STAR-KOSOVA: YLLI – TË HUAJT, REZULTAT I JASHTËZAKONSHËM

Prishtinë (AsistiOnline) – Ka përfunduar para pak çastesh ndeshja revyale në mes të, Golden Eagle Yllit dhe të huajve që luajnë në Superligën e Basketbollit tonë.

Ndeshja ka përfunduar në paqe, me shifrat 117-117. Dhe nuk ka pasur vazhdime, për arsyje se kjo ndeshje është më shumë miqësore dhe memoriale. Dhe duke e ditur karakterin e saj, është vendosur nga organizatori i saj(KB Golden Eagle Ylli në bashkëpunim me FBK-në), që të mos ketë vazhdime.

Ndeshja ka qenë tejet interesante dhe ka pasur aksione, ngulitje dhe lëvizje të ndryshme të basketbollistëve të të dyja ekipeve, duke e ditur karakterin miqësor të kësaj ndeshje.

Komentet janë të mbyllura.