Basketboll

Z MOBILE PRISHTINA VAZHDON PAMPOSHTSHMËRINE, LEHTË NDAJ BOREAS

Prishtinë (AsistiOnline) – Z Mobile Prishtina e ka mposhtur lehtësisht, AFK Borean e Pejës, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 24-të të Superligës së Kosovës.

Prishtinasit, qysh në fillim treguan se nuk kanë opsion tjetër pos fitore. Andaj të katër çerekët e ndeshjes i fituan lehtësisht(35-13, 74-21, 98-29), duke e fituar krejt në fund ndeshjen me shifrat, 128-52. Duke e vazhduar pamposhtshmërinë në elitën e Basketbollit Kosovar.

Pa dyshim që individët më të dalluar në këtë fitore të lehtë të kryeqytetasve ishin, Valon Bunjaku me tripe-double(28pk, 11krc, 11ast si dhe 6 vjedhje topash), Rilind Krasniqi ka arritur sonte quad-triple-double(24pk, 18krc, 10ast si dhe 10 vjedhje të topave), përderisa u dallua edhe Mergim Jakupi me 29 pikë si dhe Meriton Ismaili me double-double(28pk, 10krc).

Tek Borea u dalluan, Genis Matoshi me 15 pikë si dhe Ilir Shala me 14 sosh.

Pas kësaj fitore, Prishtina mbetet lidere e Superligës sonë, pa asnjë humbje. Përderisa, Borea vetëm se ka konfirmuar rënien e saj nga Superliga, sivjet.

Komentet janë të mbyllura.