Basketboll

EKSKLUZIVE/ZYRTARE: DAMIR MULLAOMEROVIQI KËTË DITË RIKTHEHET TE Z MOBILE PRISHTINA

Lajm fantastik për tifozët e Z Mobile Prishtinës sapo erdhi në redaksinë tonë e që bëhet fjalë për trajnerin, Damir Mullaomeroviq, e cili ka disa javë që është larguar nga Kosova për arsye personale.

Sipas një burimi të sigurtë të ‘ASISTI-t’ brenda klubit më të trofeshëm në vendin tonë, Z Mobile Prishtina, trajneri Damir Mullaomeroviq do të rikthehet në Kosovë gjatë ditës së mërkurë dhe menjëherë do të rimarrë timonin e skuadrës për të vazhduar punën e suksesshme që bëri deri më tani dhe atë në momente vendimtare sa i përket Superligës së basketbollit kosovar.

Mullaomeroviqi tejkaloi të gjitha pritjet e mundshme së bashku me ekipin e Z Mobile Prishtinës, duke arritur deri në 16 skuadrat më të mira në FIBA Europe Cup, kurse në kampionat skuadra kryeqytetase akoma nuk njeh humbje.

Komentet janë të mbyllura.