Basketboll

DERBI I DITËS, NË RAHOVEC

Prishtinë (AsistiOnline) – Derbi i ditës së sotme, në elitën e Basketbollit Kosovar, zhvillohet në Rahovec.

Njëra ndër ekipet më të forta sivjet në elitën e Basketbollit tonë, mirëpret njërën ndër ekipet më me renome në vend, KB Trepçën.

Të dyja ekipet, do ta kërkojnë fitoren në ndeshjen e sotme. Rahoveci për ta vulosur vendin e tretë, përderisa Trepça të hyjë në Play Off, sa më e motivuar.

Ky super-takim, nis në orën, 17:00. Dhe padyshim, transmetohet në Platformën më atraktive në vend, Art Motion. Që po bën revolucion në Basketbollin tonë. Si dhe transmetim të kësaj ndeshje, do të ketë edhe në Klan Kosova.

Komentet janë të mbyllura.