Basketboll

NESËR E PASNESËR NIS PLAY OFF-I I LIGËS SË PARË…

Prishtinë (AsistiOnline) – Ka përfunduar stinori i rregullt në Ligën e parë, vikendin që e lamë pas dhe që nga nesër startohet me ndeshjet e ‘’Play Off’’-it për Superligë.

Dy duele tejet interesante na presin nesër e pasnesër në këtë rang garash.

Të mërkurën me fillim nga ora, 19:00. Feronikeli e pret Istogun e Fikret Shatrit, në një takim tejet interesant ku pritet të zhvillohet luftë e madhe për ta fituar ndeshjen e parë.

Përderisa të enjtën, Vëllaznimi i Gjakovës e pret skuadrën nga kryeqyteti Don Bosko në ‘’Shani Nushi’’. Edhe kjo ndeshje nis në orën, 19:00.

Vlen të ceket se ndeshjet zhvillohen me sistem, vajtje-ardhje. Përderisa ekipi që fiton dy takime, shkon në finale. Fituesi i finales, plasohet direkt në finale, përderisa finalisti luan në ‘’Play Out’’ me vendin e parafundit nga Superliga.

Komentet janë të mbyllura.