Basketboll

ÇEREKU I FUNDIT FATAL PËR BASKONIAN

Prishtinë (AsistiOnline) – Cska Moska nuk ka lejuar humbje në shtëpi, duke ia mohuar fitoren Baskonias sonte në minutat e fundit.

Ekipi i CSKA-së, ka mposhtur sonte me shumë mund ekipi nga bask nga Spanja, vetëm në minutat e fundit të takimit me shifrat, 82-78.

Pjesa e parë nisi keq për vendasit e CSKA-së, duke i nisur keq të dy çerekët e kësaj pjesë loje(17-21, 23-23). Madje edhe çereku i tretë  u fitua nga ekipi mysafirë(15-22), por në çerekun e fundit të ndeshjes u bë dallimi kryesor, kur ekipi vendas shënoi plotë 27 pikë, duke prnauar vetëm 12 sosh. Dhe në fund e arriti fitoren e madhe ndaj ekipit të Baskonias.

Me te dalluarit në fitoren e madhe të CSKA-së sonte ishin, Will Clyburn me 16 pikë, Cory Higgins me 14 pikë, si dhe Daniel Hackett dhe Nando De Colo me nga 11 sosh.

Tek Baskonia u dalluan, Marcelinho Huertas me 17 pikë, si dhe Vincent Poirier e Shavon Shields me nga 12 sosh.

 

 

Komentet janë të mbyllura.