Basketboll

PLAY OFF-LIGA E DYTË: LIDERI I STINORIT, PËSON NË NDESHJEN E PARË

Prishtinë (AsistiOnline) – Lideri i stinorit të rregullt në Ligën e dytë, Megasport është befasuar në ndeshjen e parë të ”Play Off”-it, nga Llapi i Podujevës.

Ekipi llapjan, si mysafir ka arritur fitore të vështirë, por shumë të vlefshme, ndaj Megasportit të Prizrenit me shifrat, 57-62.

Pas kësaj fitore, Llapi ka avantazh 0-1 dhe me fitore eventuale në Podujevë, kualifikohet në finale të ”Play Off”-it të Ligës së dytë.

 

Komentet janë të mbyllura.