Basketboll

XHIRO E RADHËS, NESËR E PASNESËR

Prishtinë (AsistiOnline) – Këtë mesjavë luhet, xhiro’ja e parafundit(27) e stinorit të rregullt në elitën e basketbollit kosovar.

Të mërkurën luhen dy takime, kryendeshja luhet në Rahovec. Ekipi i ‘’vreshtarëve’’ e pret në ‘’Mizahir Isma’’ liderin e pamposhtur të renditjes tabelare, Z Mobile Prishtinën. Ndeshje që pritet të jetë, tejet interesante dhe fillon në orën, 19:00.

Ndërsa në po të njëjtën ditë dhe orë, kampioni aktual Bashkimi, pret në ‘’Sezai Surroi’’ Borean e Pejës. Takim në të cilin favoritë apsolut shihen portokallinjët.

Dhe të enjtën, zhvillohen poashtu dy takime. Kryendeshja e ditës, zhvillohet në Prizren. Ponte Prizreni e pret Trepçën, duke tentuar për fitore, shpreson që ta mbajë hapin për vendin e 4-të, ndërsa Trepça poashtu kërkon fitore, për shpresë para ‘’Play Off’’-it.

Ndërsa, takimi i fundit luhet në Therande. Golden Eagle Ylli e pret Lipjanin. Ekipe me synime të kundërta, Ylli fitore për vendin e dytë, Lipjani fitore për largim nga fundi i tabelës. Të dyja ndeshjet e së enjtës, luhen poashtu në ora, 19:00.

Të gjitha këto takime, transmetohen direkt në Platformën më atraktive televizive në vend, Art Motion.

Komentet janë të mbyllura.