Basketboll

RAHOVECI MBYLL STINORIN ME FITORE

Prishtinë (AsistiOnline) – Rahoveci e ka mbyllur stinorin e rregullt me fitore, ndaj Lipjanit në udhëtim sot.

”Vreshtarët” e prirë nga Bujar Loci, kanë shënuar fitore jo të lehtë në udhëtim tek debutuesi i Superligës sivjet, Lipjani.

Qysh në fillim Rahoveci e diktoi tempon e lojës më mirë, për çka edhe arriti ta fitoj çerekun e parë(16-23). Në çerekun e dytë, Lipjani u këndell disi, por Rahoveci vazhdonte me lojë të mirë, duke e mbyllur pjesën e parë përsëri në avantazh(37-43).

Në pjesën e dytë, Rahoveci e rriti ritmin e lojës edhe më shumë, për çka edhe e mbylli çerekun e tretë në epërsi më të lartë(46-62). Krejtë në fund, Rahoveci në çerekun e fundit, arriti me plotë meritë tek fitorja(61-93).

Më të disponuarit për lojë tek Rahoveci sonte ishin, Andrew Washington me double, double(17pk, 14krc), Arian Qallaku me 26 pikë, James Stanback me 15 pikë, si dhe Fisnik Juniku me 14 sosh.

Tek Lipjani u dalluan, Michael Mitchell me double, double(20pk, 10krc), Arian Memeti me double, double poashtu(10pk, 12 krc), si dhe Musab Mala me 22 pikë.

Pas kësaj fitore, Rahoveci e mbyll sezonin e rregullt me 46 pikë, 20 fitore/8 humbje. Përderisa, Lipjani e mbyll stinorin e rregullt me 32 pikë në pozitën e parafundit dhe do të mundohet që Superligën ta sigurojë pas ndeshjes së ”Play Out”-it.

Komentet janë të mbyllura.