Basketboll

RAHOVECI SOT NË UDHËTIM TEK LIPJANI

Prishtinë (AsistiOnline) – Sot mbyllet xhiro’ja e fundit në elitën e basketbollit kosovar me dy ndeshje.

Në Palestrën ‘’Better Life Center’’, Lipjani i bën konak Rahovecit. Ndeshje kjo që zhvillohet vetëm sa për formalitet, pasiqë të dyja ekipet janë vendosur në pozitat e renditjes tabelare.

Lipjani do të luajë në ‘’Play Out’’, me finalistin e Ligës së parë.

Kjo ndeshje nis në ora 15:00, përderisa transmetohet direkt në Platformën më atraktive në vend, Art Motion. E cila padyshim që po bën revolucion në basketbollin kosovar.

Komentet janë të mbyllura.