Basketboll

BASHKIMI PËRSËRI I FORTË PËR TREPÇËN, MERR AVANTAZHIN

Prishtinë (AsistiOnline) Bashkimi i Prizreni e ka mposhtur edhe njëherë Trepçën e Mitrovicës, por kësaj radhe për ”Play Off” të Superligës.

Portokallinjët që në stinorin pranverorë po drejtohen nga kroati Jerenimo Sarin, kanë shënuar fitore të ngushtë por me vlerë të madhe, ndaj Trepçës sonte në ”Sezai Surroi”.

Në një takim që nisi me lojë të kujdesshme nga të dyja ekipet, fillimisht çerekun e parë e mbylli në epërsi skuadra mysafire 13-16. Ndërsa, loja e ngushtë dhe e barabartë vazhdoi edhe në çerekun e dytë, për pak noanca ekipi i Trepçës e bëri dallimin dhe arriti ta mbyllë edhe këtë çerek në epërsi 32-33.

E në pjesën e dytë, Bashkimi morri këndelljen. Fillimisht mbylli çerekun e tretë në avantazh +4(56-52). Përderisa, në çerekun e fundit me mbrojtje të fortë e sulm të shpejtë arriti të shënojë fitore me shifrat, 86-73.

Për fitoren e Bashkimit sonte, kontribuesit kryesorë padyshim që ishin, Jordan Capps me 27 pikë, Drilon Hajrizi me 17 pikë, ndërsa pikë dyshifrore arriti edhe Lamar Wofford 15 sosh. me nga

Në anën tjetër tek Trepça për fitore s’mjaftuan, 21 pikët e Samir Zekiqit, 16 pikët e Besnik Azemit, por as 12 të Aaron Andersonit.

Të premtën zhvillohet ndeshja kthyese në Prizren. Me fitore eventuale Bashkimi kualifikohet në gjysmëfinale. Ndërsa nëse fiton Trepça, ndeshja finale zhvillohet në Prizren.

 

Komentet janë të mbyllura.