Basketboll

FITORE E MADHE E PONTE PRIZRENIT NË SEKONDAT E FUNDIT NË ”MIZAHIR ISMA”

Prishtinë (AsistiOnline) – Ponte Prizreni e ka fituar takimin e mbetur nga dje, të vlefshëm për ”Play Off”-in e Superligës së Kosovës, si mysafirë në Rahovec.

Ekipi i Arbnor Rifatit, që dje ishte duke fituar në pjesën e parë +5 pikë, sonte e ka mbrojtur avantazhin në favorin e vet dhe ka arritur ta fitojë takimin e parë ndaj Rahovecit, duke i dhënë epërsi e komoditet vetes për ndeshjen e kthimit.

Perioda e tretë përfundoi minimalisht për mysafirët ngaq Prizreni 50-51. Ndërsa në çerekun e fundit, ndeshja vazhdoi me shumë ndryshime në rezultat, ku deri në fund fituesi ishte enigmë.

4 sekonda pa përfunduar takimi, Rahoveci kishte epërsi dy pikëshe, por 3 sekonda pa përfunduar ndeshja, Elliot Cole i Ponte Prizrenit, lansoi një projektil të vërtetë nga distanca, duke ia fituar ndeshjen Ponte Prizrenit 70-71.

Për këtë fitore të prizrenasve sonte më meritorët ishin, Brandon Sccot me 19 pikë, si dhe Malcom Canada me double, double(16pk, 10krc).

Tek Rahoveci s’mjaftuan për fitore, 18 pikët e Richardsonit, por as double, double i Deshon Minnisit(17pk, 16krc), si dhe 16 pikët e Arian Qollakut.

Komentet janë të mbyllura.