Basketboll

BUDUCNOSTI BARAZON GJITHÇKA: KAMPIONI VENDOSET NË BEOGRAD

Prishtinë (AsistiOnline) – Ka përfunduar edhe ndeshja e katërt finale në ABA Ligë, me fitoren e dytë rresht të Buducnostit ndaj Zvezdës(84-80).

Ekipi nga Podgorica ka arritur që edhe njëherë ta gjunjëzojë Crvenza Zvezdën e Beogradit dhe ta barazojë serinë finale të ”Play Off”-it në ABA Ligë në 2-2.

Kjo ndeshje edhe para se të fillonte takimi, dihej se do të kalonte limitet e një ndeshje edhe ashtu ndodhi. Me Crvenza Zvezdën që morri kontrollin e ndeshjes në çerekun e parë 20-25. Buducnosti arriti që ta ngushtone rezultatin në çerekun e dytë dhe pjesa e parë përfundoi 35-38.

Në pjesën e dytë, vazhdoi loja e barabartë, Buducnosti arriti që ta fitoi edhe këtë çerek +2 por jo edhe fundin e tij(57-58). Fitoren e madhe, Buducnosti e arriti në çerekun e katërt, duke realizuar 5 pikë më shumë se kundërshtari dhe në fund semafori shënonte 84-80.

Për fitoren e Buducnostit sonte u përkujdesën, Norris Cole me plotë 31 pikë, si dhe Edwin Jackson me 23 sosh.

Tek Zvezda u dalluan me lojë të mirë, Billy Baron me 24 pikë si dhe Ognjen Dobric me 14 sosh.

Pas kësaj fitore të madhe, Buducnosti barazon serinë e fitoreve ndaj Zvezdës në 2-2 dhe ndeshja finale zhvillohet në Beograd të dielën.

Komentet janë të mbyllura.