Basketboll

FINALISTËT E VITIT TË KALUAR, SIVJET NË GJYSMËFINALE

Prishtinë (AsistiOnline) – Është mësuar emri i ekipit që do të ndeshet me Z Mobile Prishtinën në gjysmëfinale të ‘’Play Off’’-it të Superligës së basketbollit kosovar.

Kampioni aktual i Kosovës, Bashkimi i Prizenit do të jetë kundërshtari i kryeqytetasve, ekipe të cilat në stinorin e kaluar ishin takuar në finale të po kësaj gare. E ku fitues kishin dalur prizrenasit, duke e ngritur trofeun më të çmuar në basketbollin kosovar.

Andaj, në gjysmëfinale pritet të shohim një ndeshje goxha të fortë. Sepse, Bashkimi ka nisur të komponohet shumë mirë me ndryshimet e reja në ekip, ndërsa Prishtina luajti perfekt gjatë stinorit të rregullt me të gjitha fitore nga po aq takime.

Kjo super-ndeshje, luhet në mesjavë dhe adresën për ta parë besojmë se e dini. Në Platformën më atraktive në vend, Art Motion që me transmetimet e saj, po bën revolucion në basketbollin kosovar.

Komentet janë të mbyllura.