Basketboll

NDËRPREHET NDESHJA E ”PLAY OUT”-IT PËR SUPERLIGË…

Prishtinë (AsistiOnline) – Takimi i vlefshëm për ”Play Out”-in e Superligës ndërmjet Vëllaznimit e Lipjanit është ndërprerë.

Ndeshja është ndërprerë pas tymit që u krijua nga tifozët gjakovarë, të cilët ndezën mjete piroteknike dhe kështu bënë që vazhdimi i ndeshjes të bëhet i pamundur.

Ndeshja është ndërprerë tek rezultati 41-42 në të mirë të Lipjanit tek minuta e 6.26 e çerekut të tretë. Ndeshja pritet të vazhdojë brenda 24 orëve të ardhshme.

Komentet janë të mbyllura.