Basketboll

SOT MUND TA KEMI KAMPIONIN E SUPERLIGËS SË FEMRAVE

Prishtinë (AsistiOnline) – Sot zhvillohet ndeshja e katërt e serisë finale të ‘’Play Off’’-it në Superligën e femrave.

Prishtina që ka avantazhin e serisë së fitoreve 2-1, pret në Pallatin e Sporteve në Prishtinë, Bashkimin e Prizrenit. Ndeshje kjo që nis sonte në orën 19:00.

Prishtina hynë në takim më e qetë, për faktin se ka avantazh të fitoreve. Por kjo do të jetë impuls shtesë, që vashat prishtinase sonte ta mbyllin serinë duke u shpallur kampione.

Por, a do ta lejojë një gjë të tillë Bashkimi, lideri i stinorit të rregullt udhëton në Prishtinë për fitore dhe që ta barazojë serinë në 2-2 duke e bartur finalen e fundit në Prizren.

Enigmën e fituesit të kësaj ndeshje do ta kuptojmë sonte.

Ndeshja transmetohet direkt në Platformën më atraktive në vend, Art Motion. E cila po bën revolucion në basketbollin kosovar.

Komentet janë të mbyllura.