Basketboll

PRISHTINA E BASHKIMI SOT LUAJNË NDESHJEN E DYTË GJYSMËFINALE

Prishtinë (AsistiOnline) – Ndeshja e dytë gjysmëfinale e ‘’Play Off’’-it në Superligën e Kosovës në Basketboll, është ajo në mes të Prishtinës e Bashkimit.

Ekipet në fjalë, sot luajnë ndeshjen e dytë mes tyre në këtë fazë. Përderisa në ndeshjen e parë ngjadhënjeu Prishtina me fitore të thellë 111-74, sot Bashkimi do të përpiqet që ta barazojë serinë në 1-1, por që do të jetë e vështirë ndaj një Prishtine të fortë.

Ndeshja e sontme luhet në Pallatin e Sporteve në Prishtinë edhe sot, për faktin se Prishtina ka avantazhin e serisë gjysmëfinale e finale të kësaj gare prestigjioze në basketbollin tonë.

Ndeshja nis në orën 19:00, përderisa transmetohet në Art Motion. Platformën e cila po bën revolucion në basketbollin kosovar.

Komentet janë të mbyllura.