Basketboll

PRISHTINA E RAHOVECI ME FITORET E DYTA AFËR FINALES

Prishtinë (AsistiOnline) – Ditën e djeshme janë luajtur ndeshjet e dyta gjysmëfinale në Superligën e basketbollit kosovar.

Të dyja sfidat, sikurse në Prishtinë ashtu edhe në Therandë ishin spektakolare për faktin se në parket u zhvillua rivalitet i madh në mes të skuadrave.

Në kryeqytet skuadra e Prishtinës, arriti që me shumë mund ti gëzohet fitores ndaj Bashkimit me rezultatin finalë 97-88. Dhe kështu ka rritur serinë e fitoreve në 2-0. Prishtinës tash i duhet vetëm edhe një fitore për të arritur në finale.

Në anën tjetër, Rahoveci si mysafirë i Golden Eagle Yllit arriti fitore të madhe në parket, me rezultatin 78-80. Kjo fitore bën që Rahoveci të jetë shumë afër finales historike për klubin. Edhe Rahoveci ka epërsinë e serisë prej 0-2 dhe i duhet vetëm edhe një fitore për të arritur në finale.

Me gjasa të mëdha, mund ta kemi një finale të përsëritur të Kupës së Kosovës, Prishtina – Rahoveci.

Komentet janë të mbyllura.