Basketboll

LIPJANI MBETET NË SUPERLIGË, VËLLAZNIMI DUHET TË PRES EDHE NJË EDICION

PLAY OUT SUPERLIGA: LIPJANI – VËLLAZNIMI 87:77 (1:1;  158:151)

Lipjani e ka mposhtur Vëllzanimin në ndeshjen e dytë të play-outit me rezultat 87 me 77  për të mbetur anëtar i Superligës edhe edicionin e ardhshëm.

Fitorja 10 pikëshe e Lipjanit e bëri kështu të pa vlefshme triumfin e Vëllaznimit 74-71, në sfidën e pare që u luajt në Gjakovë pasi në total rezultati ishte 158 me 151.

Dyshja fantastike Musab Mala dhe Arian Mehmeti pati një natë të mrekullueshme dhe së bashku shënuan 57 nga 87 pikët e Lipjanit

Heroi i ndeshjes ishte Musab Mala me 38 pikë, (nr.6, ngjyre e kalter) shtatë kërcime e tre asistime kurse Arian Mehmeti (nr.3, ngjyre e kalter) shtoi një double double fe-no-me-nal me dy 19-she, 19 pikë  e 19 kërcime.

Për Vëllaznimin u dallua dyshja Edmond Kryezi (nr.11) e Atik Koshi (nr.1).

I pari takimin e mbylli me 26 pikë, kurse Koshi shtoi 23 të tjera.

Ndeshja në palestrën “Better Life” në Lipjan nisi e baraspeshuar me luftë të pa kompromis për çdo top. Epërsia minimale vazhdimisht ndërronte anët kurse me këtë trepikësh fantastik të Atik Koshit në fund, Vëllaznimi përmbylli çerekun e parë me dy pikë epërsi, 22-20.

Çereku i dytë nisi mirë për gjakovarët të cilët ndërmorën seri prej 12 me 7 dhe u shkëputën në plus shtatë, 34-27, rreth gjashtë minuta e gjysmë deri në pushim.

Megjithatë,vendasve kjo nuk ju pëlqeu aspak dhe Musab Mala e mori përgjegjësin në duart e veta për ta shpëtuar Lipjanin.

Me shpejtësinë e tij u sillte shumë probleme mbrojtësve të Vëllaznimit kurse saktësia për treshe ishte një tjetër problem shtesë për kuqezinjt. Fal Musabit, Lipjani realizoi seri fantastike prej 19 – 2 për të anuluar minusin prej 7 pikëve dhe në pushim shkoi me epërsi dhjetë pikëshe,  46- 36. Patjetër duhet theksuar se 30 nga këto 46 pikët e vendasve i shënoi Musab Mala

Pas pushimit mysafirët nga Gjakovara u kthyen në ritëm dhe startuan më mirë në çerekun e tretë. Përmes shënimeve të Koshit e Kryeziut ata u afruan në pesë pikë por sërish përmes Malës dhe Mehmetit, vendasit vendosën balancin dhe arritën që ta ruajnë epërsin prej dhjetë pikëve. Pas 30 minutave rezultai ishte 67:57.

10 minutat finale të ndeshjes e cila kishte kuptimin e mbijetesës në elitën e basketbollit kosovar për Lipjanin apo rikthimin në Superligë pas 3 viteve për Vëllaznimin filluan me iniciativë të mysafirëve.

Në pesë minutshin e parë kuqezinjtë përmes Koshit e Kryeziut ngushtuan rezultatin në vetëm minus dy, 72-70.

Mirëpo, pasoi një tjetër seri e shpejtë prej 6-0 e Lipjanit dhe distancomi i srëishëm në 78-70, kur mbetën tre minuta e 20 sekonda deri në fund.

Mysafirët tentuan përmes tresheve të ndryshojnë diçka por Kyeziu e Koshi që deri në ato çaste kishin shënuar dhjetë treshe, nga pesë secili, nuk e gjetën cakun dhe në fund Lipjani arriti të ruaj distancën prej 10 pikëve të krijuar në 5 minutat e fundit të çerekut të dytë që dolën të jenë vendimtare për ruajtjen e epitetit të anëtarit të Superligës për edhe një edicion.

Nga ana tjetër, Vëllaznimit i duhet të pres së paku edhe një vit për t’u rikthyer në elitë.

 

Komentet janë të mbyllura.