Basketboll

DËNIME MASIVE NGA NDESHJA E DYTË FINALE

Prishtinë (AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës nëpërmjet informatorit të saj, ka publikuar dënimet nga ndeshja e dytë finale, ndërmjet Rahovecit e Prishtinës.

Komesari i garave, ka qenë shumë strikt në shpërndajen e dënimeve, sidomos për skuadrën e Rahovecit për të cilën ka shpërndarë një mori dënimesh.

Por, dënime ka pasur edhe për Prishtinën. Ndërsa, trajneri i kryeqytetasve Damir Mulaomervić është dënuar me para si dhe me një ndeshje, ndalesë ushtrim detyre, si trajner i Z Mobile Prishtinës.

Vendimet komplete janë këto:

1.Deshon Minnis (KB.Rahoveci) Konform Nenit 50.1 te PG denohet me 100 euro.
2.KB.Rahoveci , Konform Nenit 49.3 te PG denohet me 300 euro.
3.Dardan Berisha (Z Mobile Prishtina) Konform Nenit 50.1 te PG denohet me 100 euro.
4.Damir Mullaomerovic (Z Mobile Prishtina) Konform Nenit 50.4 te PG denohet me 300 euro dhe ndalese te paraqitjes – mos ushtrim I detyres me nje ndeshje ( ndeshja e III finale).

Komentet janë të mbyllura.