Basketboll

MULAOMEROVIC, ZGJEDHET TRAJNERI I VITIT NË FIBA EUROPE CUP

Prishtinë (AsistiOnline) – Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës që njëherazi është edhe trajner i skuadrës së Z Mobile Prishtinës, Damir Mulaomerovic është zgjedhur trajneri i vitit në FIBA Europe Cup.

Në votimet e mbajtura në web-sajtin e FIBA-së, votat e tifozëve e kanë përzgjedhur Mulaomerovicin si trajnerin më të mirë të vitit në këtë kompeticion prestigjioz, me 20% të votave. Përderisa, Mulaomerovic është pasuar nga serbi, Nebojsa Vidic i Balkan Botevgradit me 19%,  Gianmarco Pozzeccon i Dinamo Sassarit me 17% të votave, si dhe Denis Wucherer i s.Oliver Wurzburgut me 15%.

Prishtina në edicionin e sivjetm në FIBA Europe Cup, luajti tejet mirë. Skuadra kryeqytetase arriti deri në ”Play Off” të garës duke u eleminuar nga Varese e Italisë.

 

Komentet janë të mbyllura.