Basketboll

PRISHTINA RIKTHEU AVANTAZHIN, RAHOVECI DËSHPËROI ME PARAQITJEN

Prishtinë (AsistiOnline) – Z Mobile Prishtina e ka fituar dje takimin e tretë të serisë finale ndaj Rahovecit, të luajtur në Pallatin e Sporteve në Prishtinë.

Kryeqytetasit kanë mposhtur ekipin e Rahovecit me një epërsi të konsiderueshme, duke treguar, se pse po cilësohen favoritë në këtë seri finale.

Ndeshja e djeshme nuk është se pati shumë histori interesante, për faktin se takimin e dominoi Prishtina nga fillimi e deri në fund. Duke fituar çdo çerek të ndeshjes, konsiderueshëm sa për fitore(106-80).

Në fitoren e kryeqytetasve dje, rolin kryesorë të fitores dje e patën: Divine Myles me 27 pikë, Dardan Berisha me 20 pikë, si dhe  Ahmet Bashir me 17 sosh.

Tek Rahoveci u dalluan dy amerikanët, Fred Richardson me 19 pikë e Andrew Washington me 16 sosh.

Pas kësaj fitore, Prishtina merr epërsinë e serisë finale në 2-1 dhe ndeshja e radhës luhet në Rahovec.

 

Komentet janë të mbyllura.