Basketboll

EKSKLUZIVE: JA NUMRI I BILETAVE TË SHITURA BRENDA 3 ORËVE PËR NDESHJEN E NESËRME NË “MIZAHIR ISMA” [FOTO]

Nesër zhvillohet ndeshja e katërt e serisë finale të Play Offi-t në Superligën e basketbollit kosovar ndërmjet Rahovecit dhe Z Mobile Prishtinës.

Sipas burimeve të Asistionline sot kanë dalur në shitje edhe biletat e ndeshjes ku për vetëm 3 orë janë shitur 600 sosh.

Gjithmonë sipas burimeve tona të afërta me klubit rahovecian, nesër në shtije do të dalin edje 2400 bileta të tjera dhe kështu ndeshja e katërt e serisë finale pritet të zhvillohet në një ambient të zjarrtë siç jemi mësuar të shohim ndeshjet sivjet në “Mizahir Isma”.

Kujtojmë që në kte seri finale Z Mobile Prishtina është në avantazh prej 2 me 1 kurse dueli i katërt do të transmetohet direkt në Platformën Artmotion dhe Klan Kosova duke filluar nga ora 20:30./Asistionline.

Komentet janë të mbyllura.