Basketboll

BUCKS RRIT SERINË, DËRRMON TORONTON

Prishtinë (AsistiOnline) – Milwaukee Bucks kanë arritur edhe fitoren e dytë rresht në Konferencën Lindore në NBA.

Ekipi i Bucks ka arritur që në mesnatë ta mposht përsëri Toronto Raptors madje thellë 125-103, për t’ju afruar kështu finales së madhe në NBA.

Bucks nuk hasën në telashe në këtë takim për të arritur tek fitorja, sepse të gjithë çerekët e ndeshjes iu takuan atyre(përpos të tretit).

Sa i përket pikëshënuesve, Giannis Antetokounmpo me double, double(30pk, 17krc) ishte i jashtëzakonshëm, por u dalluan edhe Ersan Ilyasova me 17 pikë e Nikolla Mirotic me 15 sosh.

Tek Toronto ndeshje të mirë patën, Kawhi Leonard me 31 pikë dhe Kyle Lowry me 15 sosh, por që s’mjaftuan për fitore.

Me fitoren e fundit, Milwaukee rrit epërsinë e fitoreve ndaj Raptors në 2-0. Tash seria bartet në Toronto.

Komentet janë të mbyllura.