Basketboll

CSKA MOSKA KAMPIONE E RE E EUROLEAGUE–SË, REAL MADRIDI MPOSHT FENERIN PËR VENDIN E TRETË

CSKA Moska është kampione e re e Euroligës.
Në Finalen e Play Offit, CSKA mposhti Anadollu Efesin me rezultat 91-83.

Më efikas te CSKA-ja ishin Uill Clyburn dhe Cory Higgin me nga 20 pikë secili ndërsa De Colo shtoi 15 tjera.
Tek skuadra e famshme turke për të cilën ishte kjo finalja e parë e Euroleaguesë lojtari më i vlefshëm sërish ishte Shane Larkin me 29 pikë, Krunoslav Simon shtoi 15 dhe Dunston 13 sosh.

Finalja ishte një ndeshje e balancuar deri në fund, me rezultat të ngushtë dhe epërsia të shumtën e kohës ndërronte  anë.
Fillimi i çerekut të parë ishte shumë i balancuar por 3 minuta e 36 sekonda deri ne mbyllje të kësaj pjesëtoje, CSKA realizoi seri prej 14 me 6 dhe e përmbylli me 9 pikë epërsi, 29:20.

Në 5 minutat e para të çerekut të dytë, CSKA-ja vazhdoi me lojë të mirë dhe e ngriti epërsin në 41 me 29.Lojtarët e trajnerit Ataman nuk u pajtuan me këtë dhe në 4 minuta e 43 sekondat e mbetura të çerekut të dytë, Anadollu Efesi hyri me një seri të stuhishme prej 14 me 3 dhe zvogëloi epërsinë e CSKA-së në vetëm  2 pikë, 44 me 42, në fund të pjesës së parë.

 

 

Në fillim të çerekut të tretë Simon i Efesit realizon treshe për epërsin minimale të skuadrës nga Stamboli, 45 me 44 mirëpo në 4 minutat e ardhshme CSKA Moska hynë në edhe një seri të gjatë prej 13 me 4, fillimisht për a kthyer epërsin në 8 pikë e më vonë duke e ngritur atë deri në plus 14: ndërsa kishin mbetur edhe 1 minutë e 50 sekonda lojë, semafori tregonte 68 me 54 për CSKA-në.

Anadollu Efesi i cili kërkonte rastin për t’u kthyer në lojë, kte e bëri me serinë prej 8 me 0 në fund, me dy treshet rresht të Miciqit dhe Larkinit në 27 sekondat e fundit për ta afruar rezultatin në 68 me 62.

Çereku i fundit ishte pothuaj plotësisht i balancuar por sado që Efesi afrohej, së fundi në 85 me 81 për CSKA-në, pas shënimit të Larkinit.

Megjithatë, në 2 minutat e fundit të ndeshjes finale, CSKA-ja arriti ta ruaj distancën, nuk lejoj përmbysje rezultati dhe triumfoi me rezultat 91:83 duke u shpall kampione e Evropës për herë të 8-të në histori.

Para betejes për titullin e kampionit, në ndeshjen për vend të tretë e cila ishte reprizë e finales së vitit të kaluar, Real Madridi shkeli Fenerbahçen me rezultat 94:75 dhe u stolis me bronzë.

Komentet janë të mbyllura.