Basketboll

EUROLEAGUE: ANADOLU EFES – FENERBAHÇE  92:73 (Video)

FINAL FOUR 2019

Anadollu Efesi dhe CSKA e Moskës janë finalist të këtij edicioni në Euroleague pasi eliminuan Fenerbahçen, përkatësisht Real Madridin.

Derbin ndërmjet të dy skuadrave turke, Fenerbahçes dhe Anadollu Efesit , e fitoi Efesi me rezultat 92:73.

Efesi e dominoi kte përballje që ishte parashikuar të jetë shumë  më e balancuar dhe dramatike, duke realizuar 43 kërcime përkundër vetëm 25 kërcimeve të Fenerit ndërsa me 14 treshe të shënuara në këtë ndeshje, Efesi ka barazuar rekordin historik të Final Fourit të Euroleagues për numrin e tresheve  në një ndeshje .

Yll i mbrëmjes dhe hero i Efesit ishte Shane Larkin me 30 pikë, 7 kërcime dhe 7 asistime, për çka është vlerësuar me indeks të valorizimit prej plus 43 , shifër kjo rekorde në histori të Final Four-it të Eurolaegues. I shkëlqyeshëm për Efesin ishte edhe Vasilije Miciq me 25 pikë, që është rekord i karrierës së tij në Euroligë.

Nga ana tjetër për Fenerbahçen më i miri ishte përsëri Jan Vesely.

Gjigant çek i cili është shpallur MVP-i i edicionit të sivjetmë të Euroleagues u kthye nga lëndimi për të udhëhequr Fenerbahqen me 14 pikë ndërsa Erick Green shtoi 13 dhe Nikola Kaliniq 12 të tjera.

Në çerekun e parë Fenerbahce ishte skuadër më e mirë se Efesi  duke e mbyllur me epërsi minimale prej 20:19, mirëpo në 10-minutëshin e dytë Efesi mori kontrollin e lojës në duar të veta duke e mbyllur shënuar 26 pikë dhe pranuar 20 dhe kështu pjesa e parë e parë përfundoi me 5 pikë epërsi për Efesin (45:40).

Kur pritej rikthimi i kampionëve të vitit 2017 dhe finalistëve të edicionti të kaluar, Fenerbaçes, ndodhi e kundërta. Efesi dominoi edhe në çerekët 3 dhe 4.

Në fakt, Fenerbahce u mbajt mirë deri në minutën 27 kur pas shënimit të Jan Vesely-të për 55 me 59, dukej se ish kampionët e Euroligës po i marrin gjërat në duart e veta.

Sidoqoftë treshja e Andersonit e nisi serinë e Efesit prej 9 me 0 , të cilën e vazhdoi Dunston me 4 gjuajtje të lira dhe e përmbylli Larkin me dyshe e cila në fund të çerekut të tretë i dha për herë të parë epërsi dyshifrore skuadrës së tij. Pikët e fundit në çerekun e tretë i shënoi Green i Fenerbahqes për 57:68 dhe epërsin prej 11 pikëve të Efesit i cili në vazhdim ruajti kontrollin e lojës dhe për më tepër e dominoi absolutisht duke e mposhtur Fenerbahcen me rezultat të thellë 92:73 dhe duke u kualifikuar për herë të parë në histori të klubit në Finale.

Në gjysmëfinalen e dytë CSKA Moska ka befasuar kampionët aktual të Evropës , skuadrën mbretërore të Real Madridit duke e mposhtur me rezultat 95 me 90, në një duel dramatik dhe spektakular.

Nando De Colo dhe Sergio Rodriguez ishin lider të CSKA-së me nga 23 pikë secili ndërsa kontribut të madhe për kualifikim në finalen e madhe dhanë edhe dyshja Uill Clyburn me 18 dhe Cory Higgins me 11 pikë.
Nga ana tjetër për Real Madridin më i miri ishte rezervisti Fabien Causeur me 18 pikë ndërsa kontributi i lojtarëve të pesëshes shartuese ishte modest sepse plejmejkeri Sergio Llull shënoi 13 pikë dhe Anthony Randolf shtoi 12 tjera.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e niveluar dhe skuadrat shkuan në pushim me 2 pikë avantazh për “Los Blankos”, kurse loja e mirë e mbretërve vazhdoi edhe në 10-minutëshin e tretë pasi epërsia e tyre pas 30 minutave shkoi në 8 pikë ,73:65, mirëpo rusët fal formës së lartë të dyshës De Colo – Rodriguez në çerekun e katërt shpartalluan tërsisht ekipin e trajnerit Pablo Laso, duke e fituar kte pjeslojë me 13 pikë epërsi apo 30:17 dhe në fund arriten ta fitojnë krejt takimin me rezultat 95 me 90, duke kaluar me plotë meritë në finalen e madhe të së dielës.

Kështu Fenerbahce dhe Real Madridi, dy finalistat e edicionit të kaluar, sivjet përsëri do të luajnë në finale por në betejën për vendin e tretë sepse beteja vendimtare për titull kampioni do të përball Efesin dhe CSKA-në.

 

Komentet janë të mbyllura.