Basketboll

TURKU TURGAY DEMIREL RIZGJEDHET PRESIDENT I FIBA EUROPE

Prishtinë (AsistiOnline) – Turku Turgay Demirel e ka fituar edhe një mandat si i pari i FIBA Europës i përzgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme e Federatave anëtare e mbajtur në fundjavë në Mynih të Gjermanisë.

Demirel e ka fituar edhe mandatin e dytë, pas 4 viteve të para(2014/19) në krye të institucionit më të lartë në Basketbollin Evropian.

Ish-basketbollisti i ekipit kombëtar të Turqisë dhe ish-presidenti i Federatës Turke të Basketbollit, Demirel i ka pasur 27 nga 50 votat, duke lënë prapa ish-nënkryetarin e FIBA Evropës, Cyriel Coomans nga Belgjika në raundin e dytë të zgjedhjeve. Nga tre kandidatët fillestarë, Dejan Tomasevic, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Serbe të Basketbollit nuk ka arritur të siguroj raundin e dytë të zgjedhjeve.

Në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FIBA Evropës, Federatën e Basketbollit të Kosovës e kanë përfaqësuar Kryetari, Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku.

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FIBA Evropës po ashtu i ka zgjedhur 23 anëtarët e Bordit:

Nastassia Marynina (BLR)

Georgi Glushkov (BUL)

Stojan Vrankovic (CRO)

Athos Antoniou (CYP)

Michal Konecny (CZE)

Jorge Garbajosa (ESP)

Keio Kuhi (EST)

Jean-Pierre Siutat (FRA)

George Kartvelishvili (GEO)

Wolfgang Brencheidt (GER)

John Goncalves (GIB)

Asterios Zois (GRE)

Ivan Bodrogvary (HUN)

Bernard O’Byrne (IRL)

Amiram Halevy (ISR)

Maurizio Bertea (ITA)

Edgars Sneps (LAT)

Mindaugas Spokas (LTU)

Manuel Fernandes (POR)

Carmen Tocala (ROU)

Natalia Galkina (RUS)

Matej Erjavec (SLO)

Giancarlo Sergi (SUI)

Komentet janë të mbyllura.