Basketboll

EKSKLUZIVE: GOLDEN EAGLE YLLI KA LIRUAR KOMPLET SKUADRËN E SEZONIT TË KALUAR NGA KONTRATAT!!

Zyrtarët e Golden Eagle Yllit kanë marrë një vendim të papritur duke befasuar adhuruesit e flaktë të skuadrës.

Asistionline.com kontaktoi ndihmës trajnerin e klubit nga Theranda, Egzon Fetiu, i cili konfirmoi tashmë të gjithë lojtarët e sezonit të kaluar dhe trajneri Arben Krasniqi janë liruar nga kontratat.

Fetiu poshtu ekskluzivisht për Asistionline.net tha se shumë shpejtë do të bëhet dizajnimi i skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Kujtojmë që Golden Eagle Ylli pjesën e rregullt të kampionatit sezonin e kaluar e përfundoi në pozitën e dytë me 20 fitore e 8 humbje, ndërsa në gjysmëfinale u eliminua nga Rahoveci pas humbjes 3 me 0 në seri./Asistionline.com

 

Komentet janë të mbyllura.