Basketboll

NË MESNATË MUND TË PËRCAKTOHET KAMPIONI HISTORIK I NBA-SË

Prishtinë (AsistiOnline) – Mesnatën e sontme mund ta kemi emrin e kampionit të Ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Sonte luhet ndeshja e pestë finale në NBA, ndërmjet Toronto Raptors dhe Golden State Warriors, ekipe të cilat e kanë kapur sivjet këtë finale të madhe me plotë meritë.

Aktualisht serinë finale e udhëheqin Raptors 3-1 me fitore dhe kanadezëve do t’ju duhej vetëm edhe një fitore që të arrinin sukses historik. Kjo pasiqë Toronto do të shpallej për herë të parë në histori të klubit kampione e NBA-së, përderisa poashtu për herë të parë nga themelimi i NBA-së do ta kishim një fitues të titullit jashtë SHBA-ve.

Ndeshja nis në orën 03:00 pas mesnatës me orën tonë. Ndeshja luhet në “Scotiabank Arena” të Torontos në Kanada.

Komentet janë të mbyllura.