Basketboll

TË REJAT E FUNDIT NGA KB PONTE PRIZRENI

Ponte Prizreni në sezonin që sapo përfundoi ishte befasia më e këndshme e Superligës së Kosovës në basketboll, duke arritur deri në çerekfinale të Play Off-it.

Të udhëhequr nga Arbnor Rifati lojtarët e Ponte Prizrenit zhvilluan një edicion të jashtëzanoshëm duke tejkaluar edhe pritjet e zyrtarëve të skuadrës dhe tifozëve të basketbollit në Prizren.

Asisitionline.com kontaktoi trajnerin Arbnor Rifati, i cili tha akoma nuk ka filluar dizajnimi I skuadrës për edicionin e ardhshëm pasi të gjithë momentalisht janë në pushim. “Momentalisht të gjithë jemi në pushime.

Nuk kemi asgjë të re momentalisht sa i pëket përforcimeve pasi jemi duke pritur ndarjen e buxhetit”, tha fillimisht Rifati.

Blend Matoshi dhe Malcolm Canada janë konfirmuar që disa muaj se do të jenë pjesë e Ponte Prizreni edhe për sezonin e ardhshëm ndërsa Asistionline e pyeti Arbnor Rifati edhe për ndonjë emër eventual që mund të jetë i konfirmuar për sezonin e ardhshëm.

“Blendi Matoshi dhe Malcolm Canada tashmë janë konfirmuar edhe për sezonin e ardhshëm, mund të vazhdojë edhe sezonin tjetër me ne Qëndrim Ajazaj, por të shohim se si do të rrjedhin gjërat”, u shpreh Arbnor Rifati për Aistionline.com.

Komentet janë të mbyllura.