Basketboll

SUPER – EKSKLUZIVE: FERONIKELI LANSON “BOMBËN” ME TË MADHE VITEVE TË FUNDIT NË BASKETBOLLIN KOSOVAR

Skuadra nga Drenasi Feronikeli është inkuadruar sivjet në Superligë vetëm një vit pas formimit dhe qëndrimit në Ligën e Parë të basketbollit kosovar duke arritur qysh në stinorin debutues të shpallët kampion, shkruan në mënyrë ekskluzive Asistionline.com.

Vetëm para pak çasteve Asistionline.com bëri një bisedë të shkurtër me drejtorin e KB Feronikelit, Alban Veselin.

Veseli në mënyrë ekskluzive për redaksinë tonë paralajmëroi se klubi është në negociata me të gjithë lojtarët më të mirë vendor që janë në treg momentalisht dhe me disa trajner me emër në basketbollin evropian.

Duhet theksuar se Alban Veseli nuk përmendi emra për shkak që negociatat janë në zhvillim e sipër.

“Jemi në bisedime me lojtarët më të mirë vendor jo vetëm me një apo me disa por më të gjithë. Petrit Zeqiri ka bërë një punë të mrekullueshme në skuadër por ne jemi në bisedime edhe me disa trajner të nivelit evropian për udhëhequr skuadrën në sezonin e ri pas kemi bërë kërkese për pjesëmarrje në Balkan League dhe jemi në pritje të përgjigjies. Ne se klub jemi duke u munduar që për sezonin e ri të bëjmë një skuadër konkuruese për të gjitha garat që do të marrim pjesë”, tha Veseli, ekskluzivisht për Asistionline.com

Duhet theksuar se kryetari i KB Feronikeli, Naser Ramaj me gjasa të mëdha do të tentojë “sundimin” e basketbollit kosovar sikurse me KF Feronikelin që sivjet fitoi Kampionatin dhe Kupën e Kosovës në futboll./Asistionline.com

Komentet janë të mbyllura.