Basketboll

THEHET IZOLIMI EDHE TEK FEMRAT: PRISHTINA E BASHKIMI MARRIN FTESË NGA EURO CUP

Prishtinë (AsistiOnline) – Më në fund edhe në kategorinë e femrave në basketbollin kosovar, do të kemi ekipe të cilat do të mund të luajnë në garat ndërkombëtare.

Prishtina dhe Bashkimi(kampioni dhe nënkampioni), kanë marrë ftesë nga bordi i Euro Cup, për të luajtur në stinorin e ri aty. AsistiOnline, merr vesh nga burime ekskluzive pranë ekipit të Prishtinës dhe Bashkimit, se klubet në fjalë, kanë marrë ftesë nga ky kompeticion prestigjioz për pjesëmarrje.

Ende nuk dihet saktësisht se a do të pranojnë ftesën për pjesëmarrje ekipet në fjalë. Për faktin se nuk janë në nivelin e duhur sa i përket aspektit financiar. Porse ditëve të ardhshme pritet të vendoset për fatin e tyre.

Euro Cup është gara e dytë më e fortë në basketbollin evropian për femra, pas Euroligës që njihet si e para nga FIBA Europe.

 

Komentet janë të mbyllura.