Basketboll

RAHOVECI DREJT MODERNIZIMIT, HAP “FAN SHOP”-IN E KLUBIT

Prishtinë (AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit çdo ditë e më shumë po bind me seriozitet dhe kjo vjen krahas punës së palodhur që po bëjnë drejtuesit e skuadrës “vreshtare” pritet të sjellë një risi që i ka munguar basketbollit kosovar

Së fundmi klubi rahovecas, ka paralajmëruar se shumë shpejtë do të vihet në funksion dyqani zyrtar i klubit, ku adhuruesit e skuadrës do të kenë mundësi që ti blejnë rekuizitat e preferuara të klubit, qofshin ato fanela apo topa dhe gjëra të tjera me mbishkrimet e skuadrës së Rahovecit.

Për lokacionin e këtij “Fan Shop”-i që tashmë është dizajnuar, skuadra e Rahovecit do të njoftojë shumë shpejtë.

Në vijim ju lëmë me disa foto të këtij dyqani, se si do të duket.

Komentet janë të mbyllura.