Basketboll

ZYRTARE: KB RAHOVECI APLIKON PËR KËTË GARË TË MADHE EVROPIANE

KB Rahoveci pati një edicion të jashtëzakonshëm në basketbollin kosovar, duke arritur që në fund të shpallët nënkampion i Kosovës.

Pas suksesit në sezonin e fundit, zyrtarët e Rahovecit kishin aplikuar për Champions League, por meqenëse nuk do të jenë pjesë e kësaj gare, tashmë ata kanë paraqitur zyrtarisht kërkesën për të garuar në FIBA Europe Cup.

Asistionline merr vesh se Rahoveci tashmë i ka kryer të gjitha procedurat e aplikimin tash janë duke pritur vetëm përgjigjien pozitive të pjesëmarrjes./Asistionline.com.

Komentet janë të mbyllura.