Basketboll

NDESHJET KUALIFIKUESE TË PËRFAQËSUESES KOSOVARE 3×3, DIREKT DHE EKSKLUZIVISHT NË ART MOTION

Prishtinë (AsistiOnline) – Të dielën me filllim nga ora 10:25, Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll 3×3, luan për herë të parë dhe historikisht në garat ndërkombëtare të FIBA 3×3, të vlefshme për Euro Cup 2019.

Këto gara do të mbahen në Konstanca të Rumanisë dhe për tu kualifikuar në Europe Cup, Kosova duhet të përfundojë në pozitën e parë.

Në Rumani të dielën, Kosova do ti ketë përballë dy shtete tejet të forta, Slloveninë por edhe Andorën e papërshtatshme.

Ndeshjet e Përfaqëseses luhen të dielën nga ora 10:25 kundër Sllovenisë dhe në 11:25 kundër Andorës. Të dyja takimet transmetohen vetëm dhe ekskluzivisht në Platformën më atraktive në vend, Art Motion-Art Sport 3.

Nëse Kosova kualifikohet tutje, vazhdon transmetimi edhe i ndeshjeve të pasdites.

Komentet janë të mbyllura.