Basketboll

RREGULLA TË REJA NË EUROLIGË DHE EURO CUP, PËRFSHIHET EDHE KOSOVA?

Basketbolli evropian pritet të preket nga disa ndryshime në rregulla të cilat janë aprovuar nga dy garat më të forta, Euroliga dhe Euro Cup.

Pjesë e këtyre ndryshimeve, mund të bëhet edhe Kosova, pasiqë ndryshimi i rregullave të reja dhe të dhënat e mbledhura do të përcillen në FIBA-s dhe do të mund të aplikohen në kampionatet shtetërore që do të mbështet përmirësimin e basketbollit.

Disa prej rregullave janë, “topi i vdekur” si dhe në fillim të çdo çereku sërish topi do të hidhet lartë.

Çdo ekip që thyen rregullat gjatë hedhjes së topit lartë, do të dënohet me një sulm prej 24 sekondash edhe në rast se kanë mbetur disa sekonda deri në përfundimit të kohës së sulmit.

Gabimet teknike të lojtarëve, trajnerëve dhe zyrtarëve të ekipit, nuk do të llogariten si faulle të rregullta.

Në rast se gjyqtarët ndalojnë kohën, për ta bërë korrigjimet, sulmi do të rishkruhet me ndryshimin kohor fillestar të posedimit dhe ndeshja do të filloj nga ai vend ku u ndërpre takimi.

Këto rregulla të reja pritet të gjejnë zbatim edhe në Kosovë.

Komentet janë të mbyllura.